Kërkoi të shkonte tetë ditë në Shqipëri për pushime me gruan, detaje nga kërkesa e Isni Kilajt që ia refuzoi Specialja

September 25, 2024
1 minut lexim

Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt për të ndryshuar kushtet e lirimit të tij, të cilat janë vendosur në muajin maj të këtij viti.

Gjyqtarja Marjorie Masselot ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes që Kilajt t’i lejohet udhëtimi në Shqipëri.

“Në një version publik të vendimit të saj, të depozituar më 24 shtator 2024, gjyqtarja e vetme në rastin e Isni Kilajt refuzoi kërkesën e Mbrojtjes për ndryshimin e kushteve për lirimin e Isni Kilajt, të cilat ishin vendosur në maj të këtij viti. Mbrojtja kërkoi ndryshime të përkohshme të kushteve aktuale për ta lejuar atë të udhëtonte në Shqipëri, por gjyqtarja Marjorie Masselot vendosi se ndryshimet e propozuara nuk do të trajtonin mjaftueshëm rreziqet ekzistuese të përshkruara në nenin 41(6)(b) të ligjit” njofton Specialja.

Në parashtresën e bërë publike dje, bëhet e ditur se Kilaj kishte kërkuar që ta lironin për tetë ditë që të qëndronte “në një pushim të shkurtër me gruan e tij”.

“Z. Kilaj do të dorëzojë pasaportën e tij dhe çdo dokument tjetër udhëtimi, duke përfshirë vizat dhe çdo dokument tjetër identiteti që mund të përdoret për të udhëtuar – kjo përfshin çdo pasaportë të re ose dokument udhëtimi që lëshohet nga autoritetet e Kosovës, ose ndonjë autoritet tjetër, pas marrjes së këtij vendimi; nëse kërkohet prania e z. Kilaj në selinë e KD, Sekretaria do t’i sigurojë atij pasaportën e tij për këtë qëllim të vetëm; pasaporta e tij do të dorëzohet sërish pas kthimit të tij në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në rikujtesën e panelit të gjyqtarëve që kanë shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes së Kilajt. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukrainasit shkatërruan një nga sistemet më të fundit raketore të Putinit

Story i radhës

Shteti bektashi, Artan Hoxha: Ky është shteti i Baba Edit, jo i Baba Mondit

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë