Kërkoi të merrte pjesë në seancën për shqyrtimin e mandati të tij, Fredi Beleri mbërrin në KQZ me pranga në duar

July 5, 2024
1 minut lexim

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash, ka mbërritur mëngjesin e sotëm (5 korrik) në ambientet e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, ku do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e mandatit të tij.

KQZ ka shtyrë një ditë më parë vendimin për mandatin Fredi Belerit, i cili është shoqëruar sot nga forcat e policisë së burgjeve nga burgu i Fierit, ku dhe po  vuan dënimin për blerje votash, për të qenë prezent fizikisht në seancë.

Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 10:30, me kërkesë të avokates dhe përfaqësueses së tij ligjore.Ajo tha se nuk ka tagrin e plotë për të thënë fjalën e fundit për klientin e saj, duke kërkuar kështu që Beleri të jetë prezentë në seancë.

“Unë kam tagrin për ta përfaqësuar, por jo të jap fjalën e fundit. Ajo është ekskluziviteti i tij, kam tagrin për ta përfaqësuar sipas akteve, por në kushtet që jemi afati 24 orë i lënë nga KQZ është shumë shkurtët të njihet me procesin dhe të japi mendimin e tij. Unë nuk kam pasur mundësi të konsultohem me klientin në kushtet kur afati ishte 24 orë, nga dje në sot. Do të ishte për një hetim të plote, të njoftoni me shkrese në IPVP ku ndodhët dhe ti jepet mundësia nëse do të paraqitet personalisht pranë KQZ e të shpreh mendimin e tij”, tha ajo në mbledhjen e djeshme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mickoski: Do të hapet fabrikë gjermano-belge në Shkup, do të punësohen 110 qytetarë

Story i radhës

​Orban thotë se nuk është në pozitë për të ndërmjetësuar mes Ukrainës dhe Rusisë

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë