kerkoi page minimale prej 500 euro ajo u rrit per 29 euroo lsm mblidhet neser 67e59ab85edfe

Kërkoi pagë minimale prej 500 euro, ajo u rrit për 29 euroo, LSM mblidhet nesër

March 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 27 mars – Përfaqësuesit e punëtorëve do të mblidhen nesër për të vendosur se si do të veprojnë në të ardhmen, pasi pa praninë e tyre qeveria ka marrë vendim për rregullimin e pagës minimale dhe kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar, ndaj thonë se nuk përjashtohet mundësia për protesta. Ljupço Radovski thotë për Alsat se është absurde të mos ftohen organizatat e punëdhënësve dhe sindikata në diçka që vendoset për punëtorët.

“Ne do të vazhdojmë të shohim se si do të reagojmë ndaj gjithë kësaj dhe me shumë gjasa do të miratojmë udhëzime dhe rregulla me të cilat do të veprojmë në të ardhmen, kështu që mendoj se nesër do të kemi mbledhje të kryesisë dhe do të sjellim disa vërejtje dhe masa për veprime të mëtejshme se si dhe çfarë do të bëjmë për të realizuar të drejtat e punëtorëve për standardin më të lartë të tyre, sepse ky është vetëm harmonizim i pagave”, tha Ljupço Radovski – LSM.

LSDM-ja e akuzoi Qeverinë se vendimi për harmonizimin e pagës minimale është i turpshëm, ata thonë papaja për Qeverinë, thërrime për popullin. Theksuan se qytetarët luftojnë çdo ditë për të mbijetuar, me çmime të larta, fatura të larta dhe paga të mjerueshme.

“I turpshëm, poshtërues dhe tejet i papërgjegjshëm është vendimi i Qeverisë për rritjen e pagës minimale për 1800 denarë. Çfarë të bëjnë punëtorët me 1800 denarë në kushtet kur e njëjta Qeveri ka lejuar rritje ekstreme të çmimeve të ushqimeve dhe produkteve. Qeveria e DPMNE-së është e qartë se nuk ka lidhje me realitetin dhe tregon mospërfillje totale për gjënë më të rëndësishme, standardin e jetesës së qytetarëve”, u shpreh Kristina Kostova – nënkryetare e LSDM-së.

Dje, kryetari i SPOGJ-it, Tërpe Deanoski tha se për herë të parë që nga viti 2012, kur u vendos paga minimale, Qeveria ka marrë vendim për harmonizimin e pagës minimale, pa përfaqësues të punëtorëve dhe punëdhënësve, respektivisht pa këshill ekonomiko-social. Ndërsa zëvendësministri i Ekonomisë Marjan Risteski tha se vendimi i qeverisë është legjitim.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

murtezani komunikimi paraqet pjese jetike te perafrimit tone me be ne 67e59ab534803
Story i mëparshëm

Murtezani: Komunikimi paraqet pjesë jetike të përafrimit tonë me BE-në

e kaluara me pl ka mbetur pas brahimllari kunder opozites ps do te sjelle fitore te thelle dhe perfshirje te 67e5a020f0702
Story i radhës

“E kaluara me PL ka mbetur pas”, Brahimllari kundër opozitës: PS do të sjellë fitore të thellë dhe përfshirje të…

Të fundit nga

BDI tani i del në mbrojtje Arben Taravarit

Nga BDI i kanë dalë në mbrojtje Arben Taravarit, pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, se ai nuk bashkëpunon me BDI-në dhe se do të ishte keq nëse e bën këtë Taravari.
ShkoLartë