Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Gazment Bardhit ku kërkohej ndryshimi e përbërjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore për Partinë Demokratike. Ndaj propozimit të Gazment Bardhit votuan kundër 55 deputetë, dhe kjo bëri që kërkesa e tij të mos pranohet.
Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se grupi i drejtuar nga Bardhi nuk dëshiron që Enkelejd Alibeaj të jetë bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore.
“43 vota pro kërkesës për, 55 janë kundër ndryshimit për rendin e ditës”, u shpreh drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj.
Pas kësaj, Bardhi u shpreh se kjo erdhi pasi maxhoranca nuk është e interesuar për zgjedhje të lira.
‘Po të ishit të interesuar për zgjedhje të lira nuk kishit përfshirë çdo bandë kriminale dhe Pëllumb Gjokën në zgjedhjet në Shkodër. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në interes të qytetarëve. Ne kërkuam që nesër të mblidhet komisioni i reformës zgjedhore”, theksoi Bardhi.
Gazmend Bardhi propozoi deputetët, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Dhurata Çupi Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.