Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Suel Çelës

June 13, 2023
1 minut lexim

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e kërkuar nga Suel Çela për masë më të lehtë sigurie dhe jo arrest me burg.

Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj i ka bërë rekurs dosjes së tij në Gjykatën e lartë, pasi Apeli i GJKKO-së la në fuqi për të masën e sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Shkalla e Parë, ndërsa ai kërkoi lehtësim të dënimit, megjithëse ai nuk ndodhet në burg aktualisht, por në arrati.

Kush është Suel Çela?

Suel Çela është akuzuar si njëri nga protagonistët e 18 shtatorit 2017 në qytetin e Elbasanit.

I akuzuar si fillim për vrasje të oficerëve të policisë të ngelur në tentativë, Suel Çela u konsiderua i pafajshëm edhe për veprën e kundërshtimit të forcave. Gjykata tha gjatë vendimit se prokuroria e krimeve të rënda nuk arriti të vërtetojë me prova përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen e tregut agroushqimor.

Prova e gjetur në automjetin “Audi” që shfaqet edhe në kamerat e sigurisë nuk tregon nëse në momentin e ngjarjes ka qenë apo jo i pranishëm Çela.

Bashkë me Endri Çopjen, ai gjithashtu akuzohet për tentativë rrëmbimi të një personi dhe plagosjen e tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Türkiye dhe Azerbajxhani do të vazhdojnë të shfaqin qëndrim të përbashkët në politikën e jashtme”

Story i radhës

Tensionet në veri/ Arrestohet njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it, lëndohen tre policë

Të fundit nga

ShkoLartë