kerkohet serish heqja e masave te be se ndaj kosoves 67f6cce406e45

Kërkohet serish heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës

April 9, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, sundimin e ligjit dhe heqjen e masave ndëshkuese evropiane.

Kurti teksa uroi Rohde për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani pas zgjedhjeve të 23 shkurtit, përsëriti nevojën për heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës më 2023 për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri.

Komisioni Evropian ka akuzuar Qeverinë Kurti për veprime të pakoordinuara me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.

Masat ndëshkuese në qershor 2023 përfshijnë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në dialogun me Serbinë dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Parlamenti Evropian ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke thënë se ato janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe me përshtatjen e saj me politikat e BE-së.

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, ka kujtuar se për heqjen e masave, nevojitet konsensusi i 27 shteteve të BE-së, dhe ka thënë se diskutimet për këtë çështje janë në proces e sipër.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kercenimi i forte i sali berishes hajdarmataj jam kunder fushates dhe perndjekjes ndaj institucioneve 67f6c38dd0180
Story i mëparshëm

Kërcënimi i fortë i Sali Berishës/ Hajdarmataj: Jam kundër fushatës dhe përndjekjes ndaj institucioneve

daniel lekndreaj me i miri i ndeshjes sigal prishtina vellaznimi 67f6d0ab5f788
Story i radhës

Daniel Lekndreaj – më i miri i ndeshjes Sigal Prishtina-Vëllaznimi

Të fundit nga

ShkoLartë