Kërkohet prej prokurorisë, Naser Hafizi lajmërohet live

October 8, 2024
1 minut lexim

Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Infrastrukturës, është duke u dyshuar nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, “shpërlarje e parave” dhe “mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë”.

Ai nuk është gjetur në vendbanimin e tij.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Debat Plus”, Hafizi tha se gjendet në një udhëtim jashtë vendit.

Ai tha se do të rikthehet në Kosovë pas dy dite.

“A do të paraqiteni sapo të vini?” – ishte pyeta e moderatorit të emisionit.

“Patjetër, patjetër, unë ketë çështje e kam kërku publikisht me u hetu deri në fund. Kam me u kthy pasnesër, e kam aeroplanin niset në mëngjes, diku ka ora 3-4” – tha Hafizi

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Toshkovski: MPB drejton të gjitha kapacitetet e saj në luftën kundër korrupsionit

Story i radhës

“Black out energjitik” në Shqipëri dhe Rajon, raporti përfundimtar publikohet në fund të muajit/ Ja ç’thuhet në analizën e parë

Të fundit nga

ShkoLartë