kerkohet paraburgim per te dyshuarin per vjedhje cokollatash dhe perdorim te thikes 680d368980a6d

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vjedhje çokollatash dhe përdorim të thikës

April 26, 2025
1 minut lexim

 Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për qytetarin serb, N.T., i dyshuar për vjedhje të çokollatës “Nutella” dhe përdorim të thikës gjatë tentativës për arratisje.

Sipas kërkesës së prokurorit Paulin Pashku që ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, ngjarja ka ndodhur më 24 prill 2025, rreth orës 13:42, në marketin “Kam” në Prishtinë. I dyshuari ka marrë çokollata “Nutella” në vlerë mbi 20 euro dhe është larguar pa paguar.

Prokuroria e ngarkon N.T.-në me veprën penale “Vjedhje”, sipas nenit 313, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Por incidenti nuk mbaroi me kaq.

Në rrugën “Marin Barleti”, pasi ishte ndjekur nga dy qytetarë, E.A. dhe R.G., i dyshuari dyshohet se ka përdorur thikën për t’i frikësuar, duke iu thënë  dëshmitarëve “lirona rrugë” përderisa ka mbajtur thikën në dorë.

Për këtë veprim, Prokuroria po e ngarkon N.T.-në edhe me veprën penale “Përdorimi i armës ose mjetit të rrezikshëm”, bazuar në nenin 163 të KPRK-së.

Seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit është mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake, Adnan Kamberi, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Media do të raportojë për vendimin që pritet të merret lidhur me këtë kërkesë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

takimi i opozites ne pogradec kaso korrupsioni krimi droga pastrimi i parave fytyra e ketij regjimi 680d2d2f4708f
Story i mëparshëm

Takimi i opozitës në Pogradec, Kaso: Korrupsioni, krimi, droga, pastrimi i parave, fytyra e këtij regjimi

reali e publikon formacionin zyrtar per el clasico 680d3a4acc5d3
Story i radhës

Reali e publikon formacionin zyrtar për “El Clasico”

Të fundit nga

ShkoLartë