kerkohet paraburgim per nente te arrestuarit te dyshuar per krime lufte ne zubin potok 6aba543420043

​Kërkohet paraburgim për nëntë të arrestuarit të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

September 28, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave, të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas dyshimeve të paraqitura në kërkesën e Prokurorisë Speciale, personat me incialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R dhe D.D dyshohen për pjesëmarrje në vrasjen dhe zhdukjen e 23 civilëve në Zubin Potok.

Kërkesa për paraburgim është paraqitur në bazë të provave dhe të dhënave të mbledhura gjatë procedurës hetimore deri në këtë fazë.

Prokuroria Speciale do të vazhdojë veprimet hetimore dhe procedurat në kuadër të kompetencave të saj ligjore, duke respektuar të drejtat e të gjithë personave të përfshirë në procedurë dhe konfidencialitetin e informacionit që nuk mund të bëhet publik në këtë fazë.

Dje, nëntë persona janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23”.

Sipas komunikatës së përbashkët, operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas mbi 20 vitesh pritje sami frasheri ne kumanove hap dyert ne 2027 6aba3dad0739a
Lajmi i mëparshëm

Pas mbi 20 vitesh pritje, “Sami Frashëri” në Kumanovë hap dyert në 2027

balla reforma ne drejtesi i dha fund imunitetit politik sfida tani eshte konsolidimi 6aba54afb43a4
Lajmi i radhës

Balla: Reforma në drejtësi i dha fund imunitetit politik, sfida tani është konsolidimi

Të fundit nga

ShkoLartë