​Kërkohet paraburgim ndaj gjakovarit që sulmoi bashkëshorten

min lexim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurit A.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Çifti nga Gjakova në shtëpinë e tyre kishin një mosmarrëveshje në lidhje me organizimin e ditëlindjes së vajzës së tyre.

I pandehuri në një moment e sulmon gruan duke e goditur me duar e me rrip në pjesë të ndryshme të trupit.

“Gjakovë, 24 gusht 2022 –Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Prokuroria njofton se, më 21.08.2022, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.J., i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij, S. J., ku pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin mes vete, në lidhje me organizimin e ditëlindjes së vajzës së tyre, i pandehuri në një moment fillon që ta sulmon të dëmtuarën duke e goditur me duar e me rrip në pjesë te ndryshme te trupit. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A. J., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 22 gusht 2022”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Gjakovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia gjobit 176 shoferë në Shkup

Story i radhës

Festoi 27-vjetorin, Dua Lipa merr dhuratën më të veçantë nga fansat e saj

Të fundit nga