Kërkohet nga klubet e mëdha, Monaco i vendos çmim të ‘çmendur’ Tchouamenit

Monaco tashmë ka vendosur çmimin e talentit francez, Aurelien Tchouameni.

Mesfushori është një ndër talentët me të ardhme të ndritshme në Ligue 1, ku tashmë vëzhgohet nga shumë gjigantë evropianë.

Real Madrid, Chelsea dhe Man United janë vetëm disa nga top klubet evropiane që janë duke vëzhguar nga afër francezin dhe suksesin që është duke arritur me Monacon.

Në verën e ardhshme pritet që këto klube të garojnë për shërbimet e lojtarit, por nuk do jetë e thjeshtë që ta largojnë nga Monaco.

Sipas “Le 10 Sport”, Monaco do kërkojë plotë 80 milionë euro për ta liruar 22-vjeçarin.

Momentalisht, Tchouameni preferon qëndrimin te Monaco, shkaku që falë minutave të zhvilluara edhe mund të marrë ftesë nga Kombëtarja e Francës për Kupën e Botës 2022

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kjo është gruaja më pasionante dhe e paparashikueshme e horoskopit

Story i radhës

“Shqipëria po plaket më shpejtësi”- Banka Botërore: Shkak pagat e ulëta dhe papunësia e të rinjve

Të fundit nga