Organizata Iniciativa për Progres (INPO) ka publikuar raportin me temën “Katalizatorët e korrupsionit: Praktikat që cenojnë integritetin e prokurimit publik”, ndërsa si kërkesë nga të pranishmit ka dal se ka nevojë të thellë të ndryshimit të Ligjit të Prokurimit Publik.
Arbër Kabashi, zyrtar monitorues, INPO, ka njoftuar se në javën e korrupsionit kjo organizatë do të publikojë dy raporte.
Ai ka theksuar se mbledhja e të dhënave është realizuar përmes monitorimit të prokurimit publik, ndërsa analiza mbi rastet e identifikuara në institucionet e përfshira.
“Në kuadër të javës së korrupsionit do të publikojmë dy raporte. Hulumtimi ynë është në burime të ndryshme, përfshirë dokumente dhe raporte zyrtare nga platforma e-prokurimit, raporte të Zyrës Kombëtare të Auditimit, si dhe informacion të marrë nga proceset ankimore dhe vendimet e Organit Shqyrtuese të Prokurimit. Mbledhja e të dhënave është realizuar përmes monitorimit sistematik të prokurimit publik. Analiza është ndërtuar mbi raste konkrete të identifikuara në komunat dhe institucionet e përfshira”, tha Kabashi.
Ai ka përmendur katër shembujt e kritereve diskriminuese. “Komuna e Malishevës Aktiviteti “Ndërtimi i Rrugës tek Ujëvara e Mirushes”, vlera prej 697,000.00 euro, kërkesat teknike dhe profesionale për inxhiniere, kufizimet minimale dhe maksimale për pajisjet e kërkuara, ankesa është aprovuar pjesërisht, por vendimi i AK-së ka mbetur në fuqi. Që nga muaji korrik 2024, kontrata nuk është nënshkruar. I njëjti rast është edhe me Komunën e Prishtinës aktiviteti i prokurimit “Ndërtimi i ishullit urban Arbëri-Pallati i Rinisë” me vlerë te parashikuar 6,760,000.00 euro; OE ka ngritur shqetësime për kufizimin e periudhës së përvojës për menaxherin e projektit në vetëm 3 vite për projektet me vlerë mbi 8 milionë. Paneli Shqyrtues i OSHP-së ka refuzuar ankesën sepse ndryshimet janë bërë nga AK. Në këtë aktivitet ka ofertuar vetëm një operator ekonomik”, ka thënë Kabashi.
Hykmete Bajrami, kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka potencuar se ka një nevojë të thellë të ndryshimit të Ligjit të Prokurimit Publik.
Megjithëkëtë, ajo shtoi se duhet llogaridhënie për secilën qeverisje, në çfarëdo kohë për qeverisje për secilën kontratë të nënshkruar dhe për çdo tender.
“Këto aktivitete është një gjë e domosdoshme dhe duhet të jemi kërkues për llogaridhënie në çfarëdo kohë për qeverisje. Siç e shohim nga raportin dhe të gjeturat nuk janë i vetëm burim i korrupsionit, menaxhimi i kontratave është njëra prej çështjeve që është thelbësore sot, na rastis me pa kronike që një rrugë që është shtruar para një jave është prishur, sepse dikush qe e ka menaxhuar nuk e ka kontrolluar cilësinë e produktit. Çështjet e kontratave një burimore unë kam alarmuar, kam qenë me Raportin e Procesit, çështja pse është bërë teme është një rezistencë që mos të debatohet aq sa duhet, kërkesa ishte që të gjithë të japin përgjegjësi që të bëhet një komision hetimor, dyshimi është kur ndodhin pa publikim të njoftimit për kontrata e para është shkelje e ligjit. Përpos që ndodh shkelja e ligjit kemi dhe keqpërdorim të pozitës. Sistemi i prokurorimit është shumë i komplikuar, Ligji për aprokurimin Publik nuk ka ardhur asnjëherë në Kuvend dhe ka nevojë të sillet një ligj i ri. Ankesa kontratat është tjetra problematikë”, ka potencuar Bajrami.
Arben Selimi, Auditor Specialist për Metodologji në Auditim të Performancës ka deklaruar se Ligji i Prokurimit Publik ka qenë problematikë në vazhdimësi.
“Kemi raporte të veçanta të përformancës të cilat trajtohen fushën e Prokurimit Publik. Shumica e gjetjeve janë gjetje të njohura edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, po ashtu shohim dhe shkaqet e ndodhura në mënyrë që të japim rekomandime dhe të eliminohen ato fusha. Si mekanizëm është mjaftë e mirë për të përmirësuar fushën e prokurimit. Edhe Ligji i Prokurimit Publik nuk po arrin të finalizohet dhe të konkretizohet. Janë njerëzit qe udhëheqin këtë procedurë, nëse ai ligj nuk zbatohet do të ketë probleme”, ka thënë ai.
Burimi: botasot.info