​Kërkohet 30 vjeçarja Emine Berisha

October 21, 2022
1 minut lexim

Që nga data 2 tetor 2022 është raprtuar e zhdukur Emine Berisha nga Samadraxha e Suharekës.

Ishte bashkëshorti i saj ai i cili e lajmëroi këtë rast të zhdukjes së bashkëshortes.

Për herë të fundit është parë nga familjarët e saj më 02 Tetor në mëngjes, kur ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e gruar në fjalë.

Prizren, 21 Tetor 2022 -Bashkëshorti i Emine Asip Berisha nga Samdraxha e Suharekës, me datë 02 Tetor 2022 raportuar për zhdukjen e saj.

Emine (Asip) Berisha , lindur me datë 09.06.1992 nga Samadraxha, Suharekë , Republika e Kosovës, për here të fundit është parë nga familjarët e saj me datë 02 Tetor 2022 në mëngjes, kur ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

Sipas ankuesit viktima është: Femër, me peshe mesatare, flokët të gjata, 30 vjeçare.

Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Conte kërkon sulmues, ‘Spurs’ të etur për Martinez-in

Story i radhës

Luana Vjollca është ndarë me Krenarin? Të vërtetën “na e tha” kunati, Getoar Selimi (FOTO LAJM)

Të fundit nga

ShkoLartë