kerkohej nga italia per vrasje policia ne shqiperi e kap renald gjinin 68655241a033d

Kërkohej nga Italia për vrasje, policia në Shqipëri e kap Renald Gjinin

July 2, 2025
1 minut lexim

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Renald Gjini nga Vlora është kapur dje në kuadër të operacionit të koduar “Il Obiettivo”.

I njëjti është i dënuar nga Gjykata e Apelit në Bolonja të Italisë më 12 vjet e 10 muaj burgim për vrasje dhe për mbajtje të armëve pa leje.

Në njoftimin e policisë thuhet se 45-vjeçari shqiptar ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

“Si rezultat, ditën e djeshme, në lagjen “Rilindja”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit: Renald Gjini, 45 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftim.

PSh shton se Interpol Tirana dhe Interpol Roma janë në bashkëpunim të ngushtë për procedurat e mëtejshme të ekstradimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 6291
Lajmi i mëparshëm

Fejzi Hajdari: Rama defiloi në Shkup me përfaqësues të BDI-së të dënuar për korrupsion, nuk erdhi për shqiptarët

atletico madridi vazhdon me perforcime 686552b90d1c7
Lajmi i radhës

Atletico Madridi vazhdon me përforcime

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë