Kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët shtrihen deri në Mal të Zi

Prej së dielës, kërkimet në lumin Buna për gjetjen e trupit të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë të saj vijojnë ende, por deri tani pa rezultat. Madje këtë të hënë kërkimet janë shtrirë dhe në ujërat malazeze.

Kërkimeve për gjetjen e trupave të dy fëmijëve dhe nënës së tyre, iu bashkuan dhe Forcat e Armatosura, të cilat i erdhën në ndihmë polumbarëve të RENEA-s. Deri më tani, është gjetur trupi i vajzës 9 vjeçe, e cila u pikas ujërat e lumit Buna nga një peshkatar i rastit, që atë moment e kujton kështu:

“M’u duk a është kukull a njeri. Për momentin u shokova sepse më shkoi mendja për njeri. Mora policinë në telefon, erdhën menjëherë.“

Trupi i pajetë i vajzës së mitur u përcoll këtë të hënë për në banesën e fundit, nga familjarë të Erdgys Arrazit, babait të saj që është vënë në pranga pasi dyshohet se shtyu drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e tij.

Të martën ai do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Para hetuesve, ai i ka mëshuar idesë se bashkëshortja e tij ka pasur probleme psikologjike dhe kohët e fundit kishte nisur të trajtohej. Ai ka pranuar megjithatë debatet në çift.

Mësohet se hetuesit kanë verifikuar edhe deklaratat e tij për vendin ku ndodhej në momentin kur dyshohet se ndodhi tragjedia. Hetuesit dyshojnë se ka qenë dhuna fizike dhe psikologjike që 39-vjeçarja ka përjetuar muajt e fundit, që dyshohet se u bë shkak që ajo bashkë me fëmijët e saj të hidheshin në lumin Buna duke i dhënë fund jetës.

Në urën e Bunës këtë të hënë, qytetarë të Shkodrës hodhën lule në nderim të jetëve të prera në tragjikisht në mes. 

Story i mëparshëm

Marsh për ta nderuar profetin e shqiptareve Gjergj Kastriotin

Story i radhës

Ish-kryeministri izraelit: Duhet të ndalojmë luftimet tani

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez