Kërkesat që të ndryshohet dinamika e bërjes së ndryshimeve politike nga VLEN janë gabim

min lexim

Esenca e mbajtjes së zgjedhjeve politike qofshin ato Parlamentare apo dhe lokale është tentimi ose qëllimi që me to të bëhet  ndryshimi i nevojshëm dhe i domosdoshëm në skenat çëndrore dhe lokale politike nga ana e elitave të cilat merren me politikë në këto nivele. Kur themë ndryshim nuk e kamë fjalën vetëmse për atë formal por mendoj për ndryshimin çensor- përmbajtësor apo faktik. Përndryshe vetëm ky i dyti është ndryshim e ai i pari është vetëmse shprehje e dëshirës për ta bërë ndryshimin. Këtu në RMV gjatë 33 viteve pavarsi dhe pluralizëm në mënyrë periodike janë bërë disa ndryshime në skenën politike por të njejtat kanë qenë  vetëmse  formale apo deklarative pasiqë edhe pse janë paralajmëruar me shumë  eufori dhe pompozitet  ndryshimet megjithate nuk kanë ndodhur. Ndryshim i parë më serioz në taborin politik shqiptar këtu te ne është bërë me përfundimin e zgjedhjeve Parlamentare të muajit maj të këtij viti kur në skenën politike çëndrore erdhën përfaqsuesit e koalicionit para dhe paszgjedhor VLEN.

Këta jo vetëmse në aspekt deklarativ por edhe në aspekt faktik kanë filluar ti ndryshojnë  gjërat, realitetet apo dhe rrethanat politike. Dhe për ta bërë ndryshimin konkret dhe real nevoitet një plan, program dhe strategji konkrete pa këto nuk mund të bëhen ndryshimet sa dhe si duhen në skenën politike. Koalicioni VLEN këto gjëra i ka filluar mu në saje të një plani, programi dhe strategjie të menduar , konceptuar dhe të përpunuar mirë. Disa vëzhgues dhe vrojtues anësor kanë filluar ta kritikojnë dinamikën e bërjes apo të zbatimit të ndryshimeve nga ana e përfaqsuesve të koalicionit VLEN. Dhe këta dua ti pyes se çfar presin ndryshime të shpejta apo të ngutshme.

Një fjalë e popullit thotë Kush ngutet gabon apo thuhet edhe një thënie më e keqe. Më mirë disa ndryshime të bëhen më ngadal sesa të bëhen me shpejtësi e me gabime.  Unë nuk po themë se procesi i bërjes së ndryshimeve politike duhet të stërzgjatet në pakufi por se i njëjti duhet të zbatohet me një dinmikë të arsyeshme e të logjikshme për tu bërë ndryshimet si duhet. Dhe kur jemi te ndryshimet e rrethanave apo dhe realiteteve  politike disa kundërshtar politik te to shohin gabime katastrofike të bëra nga ana e VLEN-it.

Këta nuk japin llogari për ndryshimet e tyre të bëra me shumë gabime dhe mbrapsht nga të cilat dëme kanë të gjithë qytetarët e vendit por i kritikojnë përpjekjet për ndryshime të realta dhe të sinçerta që po bëhen nga ana e  VLEN-it. Të njëjtët duhet përkujtuar që së pari duhet të japin llogari për punët dhe veprimet e këqija që i kenë bërë sa kanë qenë në pushtet pastaj ata mund edhe të kritikojnë. Përndryshe nuk është edhe kohë e përshtatshme për ta kritikuar VLENIN sepse nuk kanë kaluar akoma 100 ditë të plota prej kohës kur në skenën çëndrore politike kanë ardhur përfaqsuesit e koalicionit të ri Qeverisës VMRO-DPMNE VLEN.

Story i mëparshëm

Parimi “fituesi me fituesin” të kthehet në ligj, Imeri: Nuk do të ishte e përshtatshme që të bëhet

Story i radhës

Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë në Gjipe/ Procedohen personat që zunë hapësirat publike

Të fundit nga