kerkesat per vizite masat e rrepta te sigurise dhe reagimet gjithcka nga vizita e thacit ne qkuk 67d3dd3b99a5a

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK

March 14, 2025
min lexim

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte për një vizitë disaorëshe të enjten në Kosovë, për shkak të gjendjes së rënduar të babait të tij.

Pas disa kërkesave për vizitë të babait të sëmurë, që ndodhet i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë, për vizitë humanitare.

Nga Gjykata Speciale kanë  bërë të ditur se vizita e Thaçit ishte nën mbikëqyrje dhe për arsye humanitare bindëse.

“Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite nën mbikëqyrje, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.

E pas disa orë qëndrimi, nën thirrjet e qytetarëve “UÇK, UÇK” që ishin mbledhur para objektit,  Thaçi është larguar nga QKUK.

Teksa zbriste shkallët, ai shkurt bisedoi me një mjek, i cili e shoqëronte shkallëve.

Në një moment, pjesëtari i sigurimit të Gjykatës Speciale e paralajmëroi mjekun, duke i bërë me shenjë se rregullat e Speciales nuk lejojnë përqafime apo kontakte të tilla.

E mjeku i cili pati rastin ta takonte sot ish-presidentin Hashim Thaçi ka ndarë për publikun emocionet e tij të atyre momenteve.

“Me lot në sy jam, presidentin e kam takuar me lot në sy. Jam krenar që e takova në Klinikën Interne në Kardiologji. E kam përcjellë deri te shkallët që ka qenë siguri e llahtarshme”, thotë dr Rexhepi.

“Me lot në sy kam qenë beso. Shumë emocione kam pas. Një luftarak i madh i çështjes kombëtare me qenë në Hagë, është shumë e padrejtë”.

“Në emocione prapë jam”. Ai në Frontal, edhe tregoi se ish-presidenti Thaçi qëndroi tek babai i tij në QKUK për tri orë, por komunikimin me të pranishmit e pati shumë të kufizuar.

Pas vizitës së ish-presidentit në Kosovë, ka pasur reagime lidhur me masat e sigurisë.

Avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara, Artan Qerkini, ka kritikuar masat e sigurisë të vendosura ndaj Thaçit, duke i cilësuar ato të tepruara.

Ai theksoi se të gjithë të akuzuarit nga Gjykata Speciale kanë treguar bashkëpunim të plotë dhe nuk ka pasur nevojë për masa kaq të rrepta sigurie gjatë vizitës.

Gjithashtu, Qerkini ka thënë se nuk ka pasur arsye ligjore të Thaçit t’i refuzohet vizita humanitare.

“Nuk kishte asnjë arsye ligjore që të refuzohet kërkesa për vizitë humanitare, e cila për fat të mirë veç se u realizuar sot. Mendoj se siguria e cila po imponohet me rastin e vizitave të karakterin humanitar është e tepruar. Ngase edhe zoti Thaçi dhe të gjithë personat e akuzuar pranë Dhomave të Specializuara kanë treguar gatishmëri të jashtëzakonshme për bashkëpunim. Janë paraqitur vetë nuk ka pas nevojë të arrestohen. Gjithmonë  kanë pas gatishmëri të bashkëpunojnë me gjykatën. Kështu marrë parasysh gjithë këto rrethana siguria që po imponohet është e tepruar. Mendoj me një siguri shumë më të vogël do të arrihej qëllimi i njëjtë. Dhe efekti i vizitës humanitare do të ishte me i madh. Ngase sot po e dimë se sot ishte një vizitë e karakterin humanitar, por me gjithë atë përcjellje policore disi po i humb kuptimi i vizitës”, ka thënë Qerkini.

E pas vizitës së shkurtër të Thaçit, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Me një mesazh të shkurtër, Rama e cilësoi Thaçin si një “burrë” në postimin e tij në Facebook.

Lidhur me vizitën ka reaguar edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Ai ka reaguar ndaj mënyrës se si ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u lejua të vizitonte babanë e tij të sëmurë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai e cilësoi të padrejtë vonesën në lejimin e kësaj vizite dhe masat e rrepta të sigurisë që e shoqëruan atë. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bayerni ia ve syrin neymarit 67d38c7743241
Story i mëparshëm

Bayerni ia vë syrin Neymarit

putin u pajtua me propozimin e shba se per armepushim ne ukraine vjen reagimi nga zelenskyj 67d3e48620235
Story i radhës

Putin u pajtua me propozimin e SHBA-së për armëpushim në Ukrainë, vjen reagimi nga Zelenskyj

Të fundit nga

Ky është parashikimi i motit për vikend

Këtë vikend pritet të mbaj mot i ngrohtë dhe me diell. Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë