kerkesat per pagen sindikata e pedagogeve me 20 tetor proteste kombetare 634fc0a64c0e9

Kërkesat për pagën, Sindikata e Pedagogëve: Më 20 tetor, protestë kombëtare

October 19, 2022
1 minut lexim

Më 20 tetor, Sindikata e Pedagogëve ka paralajmëruar se do të organizohet një protestë kombëtare, e cila nënkupton edhe bojkot të plotë. Lajmin e bëri të ditur kreu i sinditakës Sandër Kovaçi nga ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik.

“Të dashur kolegë, vetëm qëndresa e përbashkët do të mundësojë kthimin e dinjitetit akademik të stafeve tona. Në formën e bojkotit total. Përpara godinës së Universitetit Publik. Ftojmë studentët të japin mbështetje me prezencën e tyre. Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë do të bëjë të mundur arritjen e qëllimit tonë që i kemi vënë vetes. Kauza synon zgjimin e shoqërisë shqiptare për probleme të tillë,” u shpreh Kovaçi.

Po ashtu, për pedagogët, sjellja në vëmendje e vettingut për pedagogët nga kryeministri në këtë kohë është formë shantazhimi.

Kurse, të pyetur nëse janë kërcënuar me mesazhe për largim nga puna, pedagogët e pranuan se ka ndodhur si gjë, por u bënë thirrje kolegëve të tyre që të mos intimidohen nga veprime të tilla pasi janë të mbrojtur nga Konventa të ndryshme dhe Kodi i Punës. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

milani nuk dorezohet per brojen 634fbdd1c5a44
Story i mëparshëm

​Milani nuk dorëzohet për Brojën

me foton e embel me mbesen lori merr urimin emocionues nga sara 2 vajzat e mia te preferuara 634fc0e553f36
Story i radhës

Me foton e ëmbël me mbesën; Lori merr urimin emocionues nga Sara: 2 vajzat e mia të preferuara

Të fundit nga

ShkoLartë