Kërkesat e PD-së për qeveri teknike, sekretari i Përgjithshëm i PS-së: S’ka asnjë shans! Nuk mund të fitojnë përballë Edi Ramës

October 2, 2024
min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, ka komentuar nga Shkodra kaosin e krijuar në Parlament nga PD gjatë seancës së të hënës (30 Shtator) duke i konsideruar si “valdalizëm” aktet e deputetëve të opozitës të cilët dogjën karriget para derës së Parlamentit.

Në një deklaratë për gazetarët, pas një mbledhje me Asamblenë e Zgjeruar të PS, Klosi deklaroi se kërkesa e opozitës për qeveri teknike nuk ka asnjë shans që të hapet si diskutim, duke shtuar se PD nuk mund të fitojë përballë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

Sa i përket votës së emigrantëve në zgjedhjet e 2025, Klosi deklaroi se PS ka ndezur që tani motorët e fushatës elektorale brenda strukturave të veta për të qenë gati për këtë sfidë të re

Cila është arsyeja e këtij takimi me strukturat e PS në Shkodër?

Ka qenë një periudhë pune për Partinë Socialiste në gjithë Shqipërinë, një periudhë që e kemi filluar për “Shqipërinë 2030” ku po fillojmë fushatën elektorale brenda strukturave tona që kur të fillojë fushata elektorale zyrtare e shpallur nga KQZ ne të kemi përgatitur të gjithë PS dhe gjithë territorin për të patur një rezultat shumë të thellë fitues në zgjedhjet e 2025 dhe kjo jo vetëm për të fituar në 2025 por kjo për të garantuar një shtrat shumë më të fortë të kësaj partia për realizimin e vizionit “Shqipëria 2030”, që në terma shumë konkrete është që jo vetëm të jemi pjesë e familjes europiane por të jemi pjesë e një shumë të mire që mund t’i vijë Shqipërisë si pjesë e ktyre investimeve , pjesë e kësaj vendimarrje dhe kësaj politike të përbashkët europiane. Ishim në Shkodër sëbashku me drejtuesin politik Benet Beci për të folur me strukturat e Shkodrës pasi janë takuar të gjitha strukturat e PS të qarkut Shkodër duke përgatitur detyrat tona elektorale, detyrat tona që kanë të bëjnë jo vetëm me implementimin e sistemit tonë ta patronazhimit por edhe me problematikat e reja që vijnë nga votat e emigrantëve dhe me përgatitjen e strukturave në gjithë Shqipërinë për një periudhë parapërgatitore për t’u bërë gati për zgjedhjet e ardhshme.

Është gati PS për sfidën e re të votës së emigrantëve?

Të mos harrojmë që vota e emigrantëve vjen si plotësim i një premtimi të PS, është shprehje e vullnetit politik të PS përfshirë edhe kodin elektoral të votës së emigrantëve tashmë e dakordësuar nga Parlamenti shqiptar me votë. Është një proces me shumë problematika, jo vetëm me dëshirën që kanë emigrantët për të votuar por edhe me sistemin që do përdoret për votimin e tyre e më pas sigurinë e votës, prandaj PS është një parti e madhe e organizuar, një parti e përgjegjshme në kohë dhe objektivat e saj, ka filluar që tani punën për evidentuar dhe për të nxitur gjithë emigrantët që duan të marrin pjesë në procesin e votimit të fillojë dhe të përgatitet për këtë proces që ka të bëjë me regjistrimin në radhë të parë por edhe me plotësimin e dokumentacioneve të nevojshme për të cilat KQZ duhet të nxjerrë udhëzimet e nevojshme por ajo që dijmë të bëjmë më mirë është organizimi jonë dhe për këtë strukturat e PS do punojnë të për të nxitur emigrantët kudo që ndodhen pasi vota është e barabartë si në qendër të Shkodrës, si në Pukë apo Fushë Arrës por është e njëjta vota si ata që votojnë në Londër apo në Athinë, pra për këtë jemi të gatshëm të punojnë, politika është punë dhe po punojmë për të qenë të përgatitur për këtë votë që është me shumë të panjohura dhe me shumë punë përgatitore.

Sa mund të ndikojë situata tensinuar në Parlament për fushatën e mëtejshme zgjedhore dhe për marrëdhënien që mund të ketë opozita me Kuvendin?

Ajo që ndodhi në Parlamentin e Shqipërisë nga opozita nuk është politikë, nuk është politikë e acaruar, ajo është një vepër penale në opinionin e të gjithëve besoj. Është dëmtimi i pronës shtetërore me vetëdije, natyrisht edhe rrezikim i jetës jo vetëm të Kryetares së Parlamentit që u godit në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme me mjetet të rënda por edhe ajo që rrezikimi i djegies së gjithë Parlamentit shqiptar, pra vënia e zjarrit të një prone aq të rëndësishme, jo vetëm prone shtetërore por edhe simbolike siç është Parlamenti i Shqipërisë. Veprimi i opozitës nuk besoj se hyn në politikë, hyn në vandalizëm, prandaj përgjigja do jetë si për vandalët.

A do ketë një reflektim nga mazhoranca për kërkesat e opozitës dhe pretendimet e tyre përtej betejës politike?

Ajo që në thamë edhe në takimin në Shkodër, mesazhi i vetëm që vjen nga PD është kërkesa e tyre për një qeveri teknike, pra kërkesa e tyre që të iki Edi Rama sepse me Edi Ramën ata nuk fitojnë dot  dhe kjo nuk është më problemi i PS duhet që të jetë problemi i tyre që nuk arrijnë të gjejnë dot asnjë mundësi për t’u përballur me Edi Ramën dhe PS dhe në këto kushte ne kemi vetëm një përgjigje, forcimin e PS dhe organizimin e saj në gjithë territorin dhe kërkesën që jo vetëm të fitojmë 2025 por ta fitojmë bindshëm dhe natyrisht të tregojmë forcën që kemi në terrenin elektoral edhe përgjigjen që do ta japin qytetarët për mënyrën se si kemi transformuar Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.

Pra e rrëzoni kërkesën për qeverinë teknike?

Nuk ka asnjë shans që të hapet ky diskutim.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ibrahimi: Vitia u ndëshkua padrejtësisht për paga, komunave po u merren miliona euro nga buxhetet komunale

Story i radhës

Shoqatat e afaristët nga Prizreni dhe Turqia takohen me qëllim të krijimit të mundësive për bashkëpunim

Të fundit nga

ShkoLartë