kerkesa per trafik e wikimedia nga germuesit e informacionit per ai rritet me 50 perqind 67ee5a4781bbf

Kërkesa për trafik e Wikimedia nga gërmuesit e informacionit për AI rritet me 50 përqind

April 3, 2025
1 minut lexim

Fondacioni Wikimedia, organizata ombrellë e Wikipedia dhe dhjetëra projekteve të tjera “crowdsourced knowledge”, tha ditën e Mërkure se konsumi i bandwidth-it për konsumet media nga Wikimedia Commons është rritur me 50 përqind që prej Janarit 2024.

Arsyeja sipas organizatës nuk është nga rritja e numrit të përdoruesve, por nga gërmuesit e uritur për të dhëna trajnimi të modeleve AI.

Infrastruktura jonë është ndërtuar për të mbështetur goditjet e papritura të trafikut nga njerëzit gjatë ngjarjeve me interes të lartë, por sasia e trafikut të gjeneruar nga gërmuesit robotikë është e paprecedentë dhe paraqet rreziqe dhe kosto në rritje”, thuhet në postim.

Wikimedia Commons është një depo imazhesh, videosh dhe audiosh e lirë për tu aksesuar nga të gjithë nën licencat e hapura.

Wikimedia thotë se pothuajse 2/3 e trafikut vjen nga botët. Megjithatë vetëm 35 përqind e shikimeve vinë prej tyre. E thjeshtë ekipi menaxhues i faqeve të Fondacionit Wikimedia duhet të shpenzojë shumë kohë dhe burime duke bllokuar gërmuesit për të shmangur ndërprerjet për përdoruesit e rregullt.

Dhe e gjithë kjo përpara se të marrim parasysh kostot e shërbimeve cloud me të cilat përballet Fondacioni.

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ministi fikrim damka ia konfirmon mbeshtetjen kurtit per mandatin e trete 67ee577a601f2
Story i mëparshëm

Ministi Fikrim Damka ia konfirmon mbështetjen Kurtit për mandatin e tretë

rafael nadal feston kalimin e realin ne finale 67ee5afe68090
Story i radhës

Rafael Nadal feston kalimin e Realin në finale

Të fundit nga

Mot më i ngrohtë në ditët në vijim

6 Shkup, 10 prill – Po vijon periudha e motit të ngrohtë me rritje të temperaturave. Të shtunën do të ketë reshje lokale shiu dhe erë të fortë veriore (mbi 70 km/h),
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë