Kërkesa për shpalljen e pavlefshëm të mandatit të Xhaçkës, Berisha: Gjyqtarët e Kushtetueses të japin vemdim me paanësi

min lexim

Sali Berisha nuk ndal akuzat ndaj ministres Olta Xhaçka se po shkel ligjin pasi bashkëshorti i saj është investitor strategjik dhe se ka konflikt interesi që të qëndrojë në detyrë. Berisha akuzon qeverinë që ndikon mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese  dhe i bën thirrje që të gjykojnë me paanësi në seancën e nesërme dhe të shpallë pavlefshmërinë e mandatit të Xhaçkës.

“Jam sot para jush për të denoncuar me forcën më të madhe përpjekjen e rrezikshme mafioze, mobilizimin e papërmbajtur të Edi Ramës, Olsi Ramës, Amant Josifit, Artan Gaçes, Olta Xhaçkës për ndikime të shumëllojta mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e tyre. Ky grup i strukturuar ka ndërmarrë dhe po ndërmerr forma antiligjore, antikushtetuese presioni ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që të përligjin grabitjen përmes firmës së Edi Ramës nga Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, të statusit të investitorit strategjik me së paku 5 milionë euro favore.

Kushtetuta e Shqipërisë ka qindra nene, por njëri nga këto nene, do ta quaja si nenin e artë, ai është neni që nuk lejon në mënyrë kategorike deputetët dhe ministrat, të pasurohen nga pasuritë publike gjatë periudhës që ushtrojnë detyrat apo burime të tjera përveç rrogës. Ky nen është shkelur në mënyrën më flagrante, kur ministrja Xhaçka siguron për burrin e saj strategjik, statusin e investitorit strategjik. Xhaçka kryen vepra të rënda penale, implikon kunatën e saj amerikane, me banim në Boston, si bashkëpronare në këtë aferë të tmerrshme korruptive.

Amant Josifi, njeriu që ka vjedhur 2.2 miliardë euro, i lidhur kokë e xhep me Olsi Ramën dhe Olta Xhaçkën, ka mobilizuar potencialin e tij financiar për të ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam këtu para jush për t’u bërë thirrje gjykatësve, të gjykojnë nesër me paanësi, bazuar në ndërgjegjen e tyre, mbi interesin kombëtar dhe Kushtetutën e vendit. Gjykimi i nesërm është një provë e fuqishme e triumfit të Kushtetutës”, tha Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjyqtarja 51-vjeçare çudit me format në fotosesionin e fundit

Story i radhës

Aktakuzë ndaj pesë personave për vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentativë, armëmbajtje pa leje

Të fundit nga