Në diskutimet që janë duke u bërë në mbledhjen e Këshillit të Mandeteve, deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka ka kërkuar që më shumë kohë që deputetët të njihen me kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Më pas nuk kanë munguar debatet që në nisje me, deputetin e PD Alibeaj që ka kërkuar që Xhaçka të ishte e pranishme në komision për të dhënë shpjegime.
“Ne nuk kërkojmë që një çështje kaq serioze të munt ë bëhet pa seriozitet. Kërkesa i ka të gjitha elementët dhe provat. Këtu duhet të ishte zonja Xhaçk.a zoti Balla ju lutem se po kërkoj diçka që s’e kuptuat. Edhe zonjës Xhaçka duhet t’I jepet koha për të dhënë shpjegimet e saj. Në momentin që thoni se nuk jemi njohur me dokumentacionin, do të thotë se s’na keni marrë parasysh. Është një gjë e depozituar prej kohësh.
Dje i madh dhe i vogël që kanë ndjekur Kuvendin e kanë kuptuar. Sot të ecim me prezantimin e kërkesës dhe më pas nëse ju i qëndroni kërkesës që doni të njiheni me dokumentacionin e plotë, e diskutojmë. Të ecim, bëhet prezantimi dhe më pas flasim,” u shpreh Alibeaj.