kerdi me vjedhje ne vlore dhe selenice arrestohen dy persona 67e6811c0ea34

“Kërdi” me vjedhje në Vlorë dhe Selenicë, arrestohen dy persona

March 28, 2025
1 minut lexim

Dy persona janë vënë në pranga nga policia, pasi akuzohen për vjedhje të kryera në Vlorë dhe në Selenicë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Robert Pekmezi, 52 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi kishte vjedhur materiale ndërtimi dhe vegla elektrike në banesën e një shtetasi, në qytet.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas është autor i dyshuar edhe për 3 raste të tjera vjedhjesh, të ndodhura më datat 09.02.2025, 23.03.2025 dhe 24.03.2025, në lagjet “Lirim” dhe “Kushtrimi”, ku janë vjedhur sende të ndryshme në banesa dhe në një automjet. Një pjesë e sendeve të vjedhura u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin Artan Zekaj, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në momentin që tentonte të kryente një vjedhje në një stan, në fshatin “Peshkëpi”. Gjatë përpjekjes për t’u larguar, ai braktisi automjetin pa targa, i cili u sekuestrua si provë materiale.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas është autor i dyshuar edhe për një tjetër rast vjedhjeje, të ndodhur më datë 28.11.2024, në të njëjtin fshat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kasami komuna e tetoves ne vend te 24 milione eurove tani ka borxh 15 milione euro 67e67bc06fae3
Story i mëparshëm

Kasami: Komuna e Tetovës në vend të 24 milionë eurove, tani ka borxh 15 milionë euro

profesori zberthen planin e vuciqit per asociacionin ka kete thirrje urgjente per kosoven 67e68a8105a7f
Story i radhës

Profesori zbërthen “planin” e Vuçiqit për Asociacionin – ka këtë thirrje urgjente për Kosovën!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë