Krahu i armatosur i Hamasit ka lëshuar udhëzime të reja për rojet që trajtojnë robërit nëse forcat izraelite i afrohen vendeve të paraburgimit në Gaza.
“Këmbëngulja e Netanyahut për lirimin e të burgosurve përmes presionit ushtarak – në vend të përfundimit të një marrëveshjeje – do të thotë se ata do të kthehen te familjet e tyre në arkivole,” tha zëdhënësi i Brigadave Qassam Abu Obeida.
Ai përsëriti se faji për vdekjen e gjashtë pengjeve në fundjavë bie mbi supet e Netanyahut sepse ai bllokoi një marrëveshje armëpushimi në tryezë.
Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu kërkoi falje familjarëve të pengje të cilët u gjetën të vrarë në Gaza.
Burimi: botasot.info