Në sfidën e fundjavës përballë Specias, Nikolo Zaniolo ishte një prej protagonistëve kryesorë të ndeshjes i cili fitoi penalltinë vendimtare në frymën e fundit të sfidës.
Kjo duket se i ka nxehur më shumë tifozët e Specias, të cilët nuk kanë nguruar të kërcënojnë mesfushorin.
Në shkollën ku studion motra e tij, Benedeta Zaniolo, ajo u detyrua të lexonte disa mesazhe kërcënuese për të vëllain, të cilat shkruanin: “Zaniolo, njeri i vogël”, “Zaniolo ne të mundim ty kur të duam ne”, “Zaniolo tradhtar”, Zaniolo, që ti të bëheshe një romanist, ti çnderove qytetin tënd. Ki kujdes, Specia nuk do ta harrojë”.
Motra e tij reagoi menjëherë për këto mesazhe, ku me anë të n jë postimi në rrjetet sociale ajo shkruan: “Unë mendoj se ju jeni ata njerëz të vegjël. Shëroni veten nga urrejtja dhe zilia. Për ju kam vetëm keqardhje”.