kercenohet me jete prokurori joveski 61f26cdf81a13

Kërcënohet me jetë prokurori Joveski

January 27, 2022
1 minut lexim
Lubomir Jovevski

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Jovevski njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme, përmes një dërgese të dërguar përmes “Posta Manastir” më 17.1.2022 në ora 10:26, ka marrë kërcënim për jetë. Letra me kërcënime është shkruar në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze.

Kërcënimi i referohet një rasti konkret penal në të cilin procedura ka përfunduar në dhjetor të vitit 2021, me miratimin e aktvendimit për rastin me të cilin është ndërprerë procedura për shkak se është konstatuar se nuk ka vend për veprime të Prokurorisë Publike.

Në vetë letrën kërcënuese thuhet se e njëjta është shkruar nga një organizatë terroriste që lufton dhe vret për padrejtësi, ndërsa siç thujet në letër anëtarët e kësaj organizate janë gati të vdesin për qëllimet e organizatës.

Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut thekson se kërcënimet e tilla janë të kota dhe thekson se kërcënimet, edhe nëse janë për jetë, nuk do ta lëkundin atë në zbatimin e ligjeve dhe në sjelljen profesionale dhe të përgjegjshme të Prokurorisë Publike.

Dërgesa do t’i dërgohet Ministrisë së Brendshme për të hetuar pakon si dhe për të gjetur personit që ka dërguar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trajtoni buzet e thata gjate dimrit me keto produkte shtepiake 61f1bca4dcdd9
Story i mëparshëm

Trajtoni buzët e thata gjatë dimrit me këto produkte shtëpiake

intervista e pare e ambasadorit hovenier i takon qeverise se kosoves te vendos se ne cfare forme do te themelohet asociacioni 61f26ce2db3f5
Story i radhës

Intervista e parë e Ambasadorit Hovenier: I takon Qeverisë së Kosovës të vendos se në çfarë forme do të themelohet Asociacioni

Të fundit nga

ShkoLartë