Kërcënimi rus/ Stolenberg zbulon planin e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg, ka thënë se  “NATO po punon në planet për një prani të përhershme ushtarake në kufijtë e saj me qëllim të parandalimit të agresionit të ardhshëm rus”

“Ajo që shohim tani është një realitet i ri, një normalitet i ri për sigurinë europiane. Prandaj, ne u kemi kërkuar komandantëve tanë ushtarakë që të ofrojnë opsione për atë që ne e quajmë rivendosje, një përshtatje afatgjatë të NATO-s”, tha ai, shkruan reuters.

Po ashtu, Stoltenberg ka deklaruar se vendimet për rivendosjen do të merren në një samit të NATO-s që do të mbahet në Madrid në qershor.

Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kanye West kërkon mbi një ambient luksoz për rehabilitim

Story i radhës

Shumë e bukur dhe dekorative: Një lule që mbillet vetëm një herë!

Të fundit nga