Kërcënimi i Ramës për t’i prerë fondet bashkive, Shehi: E paligjshme dhe e pamoralshme

min lexim

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se do të ndërpresë fondet për bashkitë ku do të votohet për kandidatët e opozitës.

Shehi deklaroi në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV se deklarata e kryeministrit është e paligjshme dhe e pamoralshme. Sipas tij kjo nuk është e realizushme pasi fondet e bashkisë mblidhen nga taksat bashkiake dhe financimit të administratës lokale.

“Është e paligjshme, e dyta e është e pamoralshme. Fondet bashkiake merren në dy drejtime, përmes taksave bashkiake dhe këta do i mbledhin. Ky është burimi i parë. Burimi i dytë është përmes financimit nga administrata lokale. Këto janë të përcaktuara nga një sërë koeficentësh ligjorë që nuk i luan dot Edi Rama. Rama ka projektet nacionale që janë jashtë bashkisë.

Ato i ka caktuar vetë. Për shembull ura mbi Bunë, nuk është puna se do e bëjë bashkia e Shkodrës, sërish qeveria shqiptare do e bëjë. Ajo urë do bëhet, është caktuar nga parlamenti. Të gjitha këto bëhen me fondet ashtu si edhe Unaza e Tiranës bëhet me fondet e qeverisë. E gjithë kjo është një tezë e gënjeshtërt. Sikur ky i gjithëpushtetshmi ka vendosur t’ju heqë bukën juve. Këto janë disa budëllallëqe që thuhen vetëm për fushatë. U them qytetarëve ikni dhe votoni se nuk ka çfarë ju bën fare. As atyre që kanë hyrë në garë për bashkinë”, deklaroi ai.

Shehi komentoi edhe posterat e kryeministrit Edi Rama në rrugët e kryeqytetit. “Edhe posteri që ka bërë atje që vë veten aty. Edhe kjo është e paligjshme. Është e pamoralshme. Kundërshtari ka ca rregulla në politikë. Zgërdhihen ata injorantët që ka aty përqark. Se njeriu të kulturuar nuk i pëlqen ajo që thotë ai”, u shpreh ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shfaqja për të pagjeturit jepet në Kuvendin e Kosovës

Story i radhës

Abdixhiku mohon lidhjet e LDK-së me prokurorin Isufaj – ja çka thotë

Të fundit nga