Bjellorusia planifikon të blejë helikopterë ushtarakë, avionë dhe sisteme raketore anti-ajrore nga Rusia në vitet e ardhshme, tha agjencia shtetërore e lajmeve Belta, duke cituar presidentin Alexander Lukashenko.
Lukashenko, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se Bjellorusia dëshironte të rriste bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë për të rritur aftësitë e saj mbrojtëse në një kohë që tensionet janë në rritje në Evropë, raporton BBC.
Kjo vjen pasi Moska njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainën lindore.
Borrell është treguar i qartë edhe për pasojat ndaj Bjellorusisë, nëse një sulm rus bëhet nga territori i Bjellorusisë. Nëse ka sulm nga Bjellorusia, përgjigjja do të jetë njësoj e vlefshme për Bjellorusinë. Bjellorusia është zvarritur në krizë, po humb sovranitetin duke lejuar një zhvendosje të ushtrisë ruse, po humb neutralitetin bërthamor, është futur në një proces të satelizimit të Rusisë.