Kërcënimet ndaj Agjencisë së Pronave të Konfiskuara/ ASH: Nuk na frikëson asgjë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Disa ditë pas njoftimit të drejtorit e Agjencisë për menaxhim me pronat e konfiskuara, Driton Nebiut, se të punësuarit dhe ai po përballen me presione dhe kërcënime për shkak se janë nxjerrë në ankand prona të ish-zyrtarëve, përfshirë edhe ato të Sasho Mijallkovit, ASH ka dalë në mbështetje për drejtorin nga radhët e saj, duke thënë se as frikësohen dhe as nuk dorëzohen para luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“Çdo kërcënim dhe çdo tentim për frikësim është që në fillim i dështuar. Drejtori Driton Nebiu, Aleanca për Shqiptarët dhe të gjithë zyrtarët e zgjedhur nga Aleanca për Shqiptarët nuk do të ndalen. Përkundrazi, do të realizojmë çdo projekt kundër krimit dhe korrupsionit, do të shitet çdo pronë e konfiskuar dhe paratë do tu kthehen qytetarëve deri në qindarkën e fundit.”- deklaroi Arben Zeqiri, zëdhënës i ASH-së.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

​BE zgjeron listën e krimeve mjedisore dhe ashpërson dënimet

Story i radhës

Istogu pëson humbje të rëndë nga MSK Iuventa Michalovce

Të fundit nga