Kërcënimet e eurodeputetit bullgar Xhambaski,reagon MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme edhe njëherë reagoi ashpër duke i dënuar deklaratat e Eurodeputetit, Xhambaski, për çka përmes rrugëve diplomatike e informoi edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Në këtë rast, Ministria do t’i rekomandojë edhe Presidentit që t’i përgjigjet në mënyrë të duhur kolegut të tij, Presidentit Radev, dhe për këtë sjellje do të kërkohet njoftim dhe kërkesë për distancim edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian.

Kërcënimet, deklaratat për kërcënime, paralajmërimet janë çështje me të cilat merren organet e sigurisë, presim që ata seriozisht t’i marrin parasysh deklaratat e fundit të Xhambaskit dhe të marrin vendimin e duhur për qasjen e tij të kufizuar në vend.

Story i mëparshëm

​Hoti: Asnjë cent i ndarë nga Qeveria për familjet e dëmtuara nga vërshimet

Story i radhës

Biden: Mbështetja e Ukrainës është një angazhim mbarëbotëror

Të fundit nga