Shkup, 12 dhjetor – Seria e kërcënimeve me bombë vazhdon edhe më tej në Maqedoninë e Veriut, e që pas shkollave fillore dhe të mesme, tani kërcënimet janë transferuar nëpër institucionet shtetërore dhe biznes qendrat e ndryshme.
Pasi javën e kaluar kishte kërcënime në stacionin policor Qendër dhe Bankën Popullore, sot kërcënime me bombë janë dërguar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, informon Zhurnal.
“Ju informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë informacion me e-mail se në objekt janë vendosur mjete shpërthyese. Ministria ka njoftuar menjëherë shërbimet përkatëse në MPB, sipas udhëzimeve të të cilave objekti është evakuuar menjëherë. Në përputhje me protokolet e sigurisë, sapo të krijohen kushtet e duhura, punonjësit do të kthehen në punë”, thonë nga MPJ.
Alarme për mjete të vendosura shpërthyese kanë ardhur edhe në Qendrën Tregtare të Qytetit, gjimnazet “Josip Broz Tito”, “Orce Nikollov” dhe “Nikolla Karev”.
Ekipe të MPB-së tashmë janë në teren dhe po ndërmarrin aktivitete për kontrollim të objekteve.
Përveç alarmeve anonime për bomba të vendosura në shkolla fillore dhe të mesme javën e kaluar kishte kërcënime për bomba edhe në institucione dhe qendra tregtare.//Zhurnal.mk
Burimi: zhurnal.mk