kerceli godet opoziten po bllokon shtetin me shpresen se do ta rrezoje lvv ne 6a7501601f466

Kërçeli godet opozitën: Po bllokon shtetin me shpresën se do ta rrëzojë LVV-në

August 6, 2026
min lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka akuzuar partitë opozitare se po e pengojnë funksionalizimin e institucioneve të Kosovës, me shpresën se kriza e vazhdueshme politike do ta lodhë qytetarin dhe do ta dobësojë mbështetjen për LVV-në.

Në emisionin “Debat Plus”, Kërçeli deklaroi se opozita, sipas tij, që nga muaji shkurt është “barrikaduar” për të mos lejuar formimin dhe funksionimin e institucioneve të reja.

Ai tha se strategjia e opozitës duket se është zvarritja e proceseve politike dhe përsëritja e zgjedhjeve, duke llogaritur se qytetarët do të lodhen dhe se përkrahja për Vetëvendosjen do të bjerë.

“Opozita që nga shkurti është barrikaduar që të mos ketë institucione. Ideja e opozitës, siç duket, është që sa më shumë zgjedhje të ketë, aq më shumë të lodhet qytetari dhe ndoshta të bjerë LVV-ja. Kjo është gabim”, deklaroi Kërçeli.

Sipas tij, partitë opozitare po gabojnë nëse besojnë se bllokimi i institucioneve do ta dobësojë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Opozita po mendon se duke i bllokuar institucionet e Kosovës mund të bjerë LVV-ja. Kjo është gabim. Opozita e ka obligim, bashkë me ne, të marrë pjesë në institucione, qoftë edhe duke votuar kundër”, tha ai.

Kërçeli foli edhe për raportet ndërmjet LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar se mes dy partive kishin nisur disa bisedime, por se LDK-ja më pas hyri në procesin e saj të brendshëm zgjedhor.

Ai e interpretoi rizgjedhjen e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së si një sinjal se delegatët e kësaj partie mund të jenë të hapur për diskutime rreth një bashkëpunimi të mundshëm me Vetëvendosjen.

“Me LDK-në filluan disa bisedime, por ata shkuan në një proces të brendshëm zgjedhor. Unë konsideroj se delegatët e LDK-së e votuan zotin Abdixhiku edhe për të diskutuar mundësinë e një koalicioni me LVV-në”, u shpreh Kërçeli.

Sipas tij, para Kuvendit të LDK-së ishin krijuar dy qëndrime brenda partisë: njëri kundër çdo bashkëpunimi me Vetëvendosjen dhe tjetri në favor të hapjes së diskutimeve.

“Para Kuvendit të LDK-së u krijuan dy pole: njëri që ishte kundër dhe tjetri që dëshironte të diskutonte me LVV-në. Konsideroj se fitorja e Abdixhikut në Kuvendin e LDK-së është një konfirmim nga delegatët se ai mund të diskutojë për një koalicion me LVV-në”, përfundoi deputeti i Vetëvendosjes.

 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ademi a ka shtet ligjor ne maqedonine e veriut apo ska fare 6a74eacca06b2
Lajmi i mëparshëm

Ademi: A ka shtet ligjor në Maqedoninë e Veriut apo s’ka fare?

protesta ne tirane ne diten e 68 te largim te klases se vjeter politike dhe qeveri teknike 6a7501cfa00d1
Lajmi i radhës

Protesta në Tiranë në ditën e 68-të: Largim të klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë