Keqtrajtoi qenin e tij/ Arrestohet 53-vjeçari në Lushnje

September 18, 2023
1 minut lexim

Një 53-vjeçar nga Lushnja është vënë në prangat e policisë, pasi akuzoet për keqtrajtimin e kafshëve.

Burri me iniciale D.Gj është filmuar duke rrahur qenin e tij. Pas publikimit të pamjeve, policia është vënë në lëvizje, ku edhe ka arrestuar 53-vjeçarin. Ai akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”

Lushnjë

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, duke keqtrajtuar një kafshë shtëpiake (qenin e tij), ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën dhe shoqërun në Komisariat shtetasin që shfaqet në video.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, ky shtetas ka hedhur qenin e tij duke e keqtrajtuar, në shatervanin me ujë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mbërrin iOS 17: Ja modelet iPhone që nuk mund ta shkarkojnë

Story i radhës

A po ia mbyll Kurti dyert Lajçak-ut?

Të fundit nga

​Verstappen mund të pezullohet nga GP

Max Verstappen është në prag të një pezullimi nga një garë në Formula 1, pas një incidenti të diskutueshëm me George Russell gjatë Çmimit të Madh të Spanjës të dielën e një
sqmken
ShkoLartë