Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Keqpërdorime në Klinikën për fëmijë/ Pëplasje VMRO – BDI/ VMRO-DPMNE kërkon që Prokuroria të hetoj rastin – Gazeta.mk

Keqpërdorime në Klinikën për fëmijë/ Pëplasje VMRO – BDI/ VMRO-DPMNE kërkon që Prokuroria të hetoj rastin

min lexim

Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka kërkuar nga Prokuroria të hetojë se ku kanë përfunduar mbi 200 mijë euro nga Klinika e Fëmijëve. Sipas kësaj partie përgjegjës për këtë skandal janë pushteti I kaluar.

A kanë përfunduar në xhepa privatë mbi 200 mijë euro, një vend për investime në klinikë dhe trajtim të kategorisë më të ndjeshme të qytetarëve, fëmijëve? Kjo është gjendja vetëm në një institucion shëndetësor dhe vetëm për një vit kalendarik dhe kushedi se çfarë kanë bërë LSDM dhe BDI në objektet tjera gjatë qeverisjes së tyre shtatëvjeçare. Për këtë lloj menaxhimi të brendshëm dhe kriminal të institucioneve shtetërore duhet të ketë përgjegjësi”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.

Ndaj akuzave të VMRO-së  kanë reaguar nga BDI ga ku thonë se drejtori i9 akuzuar është njeri I afërt I Izet Mexhitit.

“Ironikisht, drejtori i atëhershëm, i cili është pjesë e rrethit të ngushtë të Izet Mexhitit, aktualisht partner koalicioni i VMRO-DPMNE-së, është riemëruar në të njëjtën pozitë së bashku me kushëririn e tij. Kjo situatë tregon qartë se individë të caktuar, të lidhur me Mexhitin, kanë vazhduar praktikat e tyre të dyshimta edhe pas largimit nga BDI-ja dhe bashkimit me qeverinë aktuale.  Kjo është një nga arsyet pse asokohe Mexhiti nuk e kaloi vetingun partiak për anëtar të Qeverisë” – thonë nga BDI.

Nga BDI thonë se mbështesin thirrjen për një hetim të plotë, transparent dhe jo selektiv mbi këto keqpërdorime nga ku siç thonë  kërkojmë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi, pavarësisht lidhjeve të tyre politike apo familjare. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Studimi: Reagimi juaj ndaj dhimbjes mund të zbulojë nëse jeni psikopat

Story i radhës

Çaji i Gështenjave – Kura Natyrale Kundër Kollës së Vazhdueshme

Të fundit nga