Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e të dyshuarës që po shihni në foto.
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
“E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, shpërdorim i pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i kartelave bankare, që është raportuar në polici në nëntor të vitit 2023”, njofton Policia e Kosovës.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.
Policia e Kosovës kohëve të fundit ka shpeshtuar rastet e publikimit të fotografive të personave të ndryshëm që kanë kryer vepra penale.