Keqmenaxhim me komunën e Tetovës, Bilall Kasami do të gjobitet rëndë nga Ministria e Financave për shkelje të afateve ligjore

min lexim

Ministria e Financave konfirmon për Portalb.mk se në Sektorin për Inspektim Financiar në Sektorin Publik është dorëzuar paraqitje lidhur me procedurën e miratimit të llogarisë vjetore për vitin 2021 të Komunës së Tetovës.

“Duke pasur parasysh inspektimet e nisura që Inspektimi Financiar kryen në këtë periudhë dhe burimet e kufizuara njerëzore në Sektor, ju informojmë për paraqitjen do të veprohet do të veprohet në përputhje me kompetencat ligjore dhe të gjitha informacionet me rëndësi për publikun, për veprimet e realizuara dhe masat e ndërmarra të inspektimit, në përputhje me parimin e publikut, do të jenë të disponueshme në përputhje me nenin 12 të Ligjit për Inspektimin”, thanë nga Ministria e Financave.

Ministrisë së Financave iu desh më shumë se një muaj kohë të na dërgojë këtë përgjigje, pasi u drejtuam dy herë përmes Ligjit për Qasje në Informata me Karakter Publik dhe një herë u ankuam te Agjencia e mbrojtjes të së drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik.

Nga kabineti i Kasamit theksojnë se ai nuk do i ik përgjegjësisë.

“Pa paragjykuar vendimin dhe pa mos pasur parashtrim nga gjykata nuk mundemi të përgjigjemi ne se a do paguajë kryetari dënimin që momentalisht nuk ekziston. Kryetari Kasami asnjëherë nuk ju ka ikur përgjegjësive dhe asnjëherë nuk do t’ju ik”, thanë nga kabineti i kryetarit të Komunës së Tetovës.

Çfarë thotë ligji?

Sipas nenit 47 të Ligjit për Financim të Pushtetit Lokal, parashihet që kryetarit të komunës duhet t’i shqiptohet gjobë në shumë prej 1.500 deri në 3.000 euro në kundërvlerë të denarit, në rast se sipas nenit 33 të të njëjtit ligj nuk i ka respektuar afatet për miratimin dhe dorëzimin e llogarisë përfundimtare të komunës.

Neni 33, paragrafi 3, thotë:

Kryetari i komunës e dorëzon llogarinë vjetore për miratim në Këshillin e Komunës , jo më vonë se data 28 shkurt të vitit të ardhshëm.

Për mosrespektim të këtij afati, neni 47, thotë:

(1) Gjobë në vlerë prej 1.500 euro deri në 3.000 euro në kundërvlerë të denarit për shkelje, do t’i shqiptohet kryetarit të komunës nëse:
– Nuk u përmbahet afateve për miratimin dhe dorëzimin e llogarisë vjetore (neni 33, paragrafi 3)

Në rast se i gjobituri e paguan gjobën në afat prej 8 ditëve, ligji parasheh që gjoba të përgjysmohet.

Për kundërvajtjen në fjalë, inspektorët financiarë janë të obliguar që kryetarit të komunës t’i propozojnë procedurë për lëshimin e urdhërpagesës për kundërvajtje, para paraqitjes së kërkesës për procedurë kundërvajtëse.

Ministri i Financave është ai i cili sipas ligjit e përcakton formën dhe përmbajtjen e urdhërpagesës për kundërvajtje.

Ndryshe, komuna e Tetovës do të shkojë në zgjedhje për Këshillin Komunal pasi e njëjta nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale kështu vendosi Qeveria para një jave. Ndërkaq tani kryetari i Kuvendit të RMV-së duhet të shpallë datën e zgjedhjeve.

Kryetari i Komunës së Tetovës, pavarësisht se ka qenë i obliguar, sipas nenit 33 të Ligjit për Financim të Pushtetit Lokal që llogarinë përfundimtare të komunës për miratim në Këshillin e Komunës ta dorëzojë më së voni deri më 28 shkurt 2021, por ai këtë e ka bërë me 7 prill 2021, gjegjësisht e ka shkelur nenin përkatës të këtij ligji.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Milloshovski: Tu dorëzohet deputetëve dokumenti francez

Story i radhës

Bisedë telefonike Osmani- Ann Linde

Të fundit nga