Kepa: Kisha mundësi ta lija Chelsean, por klubi më ofroi besim

1 minut lexim

Kepa Arizabalaga e pranon se kishte mundësi që të largohej nga Chelsea në afatin kalimtar veror.

Portieri nuk ishte i kënaqur viteve të fundit me trajtimin që merrte nga klubi londinez, duke e humbur edhe vendin e titullarit.

Gjithsesi, hatermbetjet duket se kanë kaluar dhe spanjolli është i lumtur në “Stamford Bridge”.

Të paktën kështu lë të kuptohet deklarata e tij e fundit për El Largueron.

“Kisha mundësi ta lija Chelsean në këtë verë, por klubi më dha gjithnjë besim. Ne e analizuam mirë këtë lëvizje dhe jam i lumtur që qëndroj në një klub kaq të madh”, përfundoi ai.

I interesuar për shërbimet e Kepas ishte Napoli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Stërviteshin bashkë, instruktori i armëve vret ‘aksidentalisht’ një polic

Story i radhës

Bie shërbimi i Zoom duke anuluar mijëra takime

Të fundit nga