Keni kolesterol të lartë? Pesë ushqimet të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e tij

November 30, 2022
1 minut lexim

Shumë herë, njerëzit i drejtohen zgjidhjes me një pilulë për të rregulluar nivelet e kolesterolit. Megjithatë, këto pilula, si çdo ilaç, shpesh kanë efekte anësore . Lajmi i mirë është se shumica e njerëzve nuk kanë nevojë të rrezikojnë këto efekte anësore, pasi duke bërë ndryshime të vogla në zakonet e tyre të të ngrënit, ata mund të shohin ndryshime të rëndësishme në kolesterolin e tyre.

1. Bajame

Nëse nuk ju pëlqejnë bajamet, mund t’i zëvendësoni me ushqime të tjera me veti të ngjashme, si lajthitë, arrat makadamia, arrat dhe fëstëkët.

2. Tërshërë

Tërshëra është e pasur me fibra, e cila në përgjithësi shërben për të parandaluar rritjen e insulinës, e cila mund të rrisë nivelin e kolesterolit të keq. Fibrat e tretshme, në veçanti, shoqërohen me një reduktim të përthithjes së kolesterolit nga sistemi tretës. Pavarësisht përfitimeve të tyre të pasura, ka shumë që nuk marrin fibra të mjaftueshme përmes dietës së tyre. Por edhe një rritje prej 10 gramësh në ditë ul rrezikun e sulmit në zemër me 14 për qind dhe vdekjen nga sëmundjet e zemrës me 27 për qind, sipas një studimi.

3. Brokoli

Shija dhe aroma e tij janë pak të pakëndshme për shumë njerëz, por brokoli i shëndetshëm është i bollshëm në fibra të tretshme, të cilat luajnë një rol kyç në uljen e kolesterolit.

Pra, nëse e keni jashtëzakonisht të vështirë të futni brokolin në dietën tuaj, zgjidhni perime si spinaqi dhe lakrat e Brukselit për rezultate të ngjashme.

4. Farat Chia

Një ushqim i veçantë, me veti po aq të veçanta, janë farat chia , të cilat janë të pasura me acide yndyrore omega-3, aq të nevojshme për organizmin. Rritja e konsumit të këtyre yndyrave të shëndetshme edhe me 1 gram në ditë shoqërohet me një ulje prej 16% të rrezikut të problemeve kardiovaskulare.

5. Domate

Domatet dhe veçanërisht salca e tyre janë të pasura me likopen, vetitë e të cilit ndihmojnë në uljen e lipideve, duke çuar në uljen e nivelit të kolesterolit total dhe LDL.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Djali i zyrtarit të PS bënte plane me të fejuarën si do shpenzonte paratë e fituara nga kokaina, por…

Story i radhës

Ishte në muajt e fundit të shtatzënisë, zbardhen detaje nga vrasja e gruas nga burri në Kosovë, reagon dhe Albin Kurti

Të fundit nga

ShkoLartë