Këngëtarja Teuta Selimi viktimë e dhunës në familje, e denoncon bashkëshortin dhe vëllain

Këngëtarja shqiptare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke e denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe vëllain.

Siç merr vesh media rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selimi, në pikë të mëngjesit e raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ashtu që i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.

Denoncimi i këngëtares e aktivizoi Policinë, por Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.

Dyshime për dhunë edhe nga vëllai, Agron Selimi.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se këngëtarja Selimi ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate.

Teuta Selimi e ka raportuar këtë herë vëllanë e saj, Agron Selimin, për dhunë në familje.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në pyetje palët e përfshira në rast dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

Story i mëparshëm

Hyseni kujton Konushevcin: Derisa ai ndjeu për borxh lirinë e vendit, ne ndjejmë për borxh drejtësinë për të

Story i radhës

“Ty si drejtor bashkie që ke qenë, të djeg shumë”, Gogu i përgjigjet Nokës: Do mbetesh nxënës mediokër, dole këtu lexove fjalimin e Berishës, të mungon shumë…

Të fundit nga