Këngëtarja e njohur merr kërcënim me vdekje nga një fans

Doja Cat është në qendër të hetimit të Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Angelesit, pasi u bë viktimë e një kërcënimi të dyshuar me vdekje.

TMZ raportoi se artistja 27-vjeçar ishte në shënjestër të një fansi të zemëruar pasi ajo e nxori atë nga një bisedë private në internet.

Pasi u hoq nga hapësira digjitale, ai më vonë u kthye, kërcënoi se do ta vriste yllin dhe ‘pohoi se do ta shihte së shpejti’, shkruan TMZ.

Doja – emri i vërtetë Amalia Dlamini – thirri policinë dhe bëri një kallëzim, duke shkaktuar një hetim zyrtar.

Gazeta raportoi se fansi mashkull jeton jashtë shtetit të Kalifornisë, ku banon Doja.

Krijuesja e hiteve “Say So” njihet për një marrëdhënie lozonjare me dëgjuesit e saj, shpesh duke u angazhuar në komunikim me ta në Twitter dhe Instagram. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: Në vitin 2023 sfidë kryesimi me OSBE, të bashkohemi kundër ndarjeve

Story i radhës

Shefi i Mbrojtjes paralajmëron se nuk duhet të lejohet që Rusia të fitojë në Ukrainë

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez