Këngëtarja e njohur Lumturije Axhami shënon 45 vjetorin e karrierës muzikore

Me një koncert të organizuar në Pallatin e Kulturës në Kërçovë, këngëtarja e njohur Lumturije Axhami-Sejdini shënoi 45 vjetorin e karrierës muzikore.

Me këtë rast ajo përpara publikut kërçovar prezentoi këngë nga repertori i saj që u bënë hite dhe të tilla mbetën edhe në ditët e sotme.

Pas 45 vitesh, ajo rikujtoi paraqitjen e saj të parë në skenë që në moshën 9 vjeçare dhe sukseset e shumta që ajo i ka shënuar në festivale të organizuara brenda dhe jashta vendit.

Këtë shënim jubilar me pjesëmarrjen e tyre e nderuan edhe kryetari i komunës së Elez Hanit, Mehmet Ballazhi dhe ai i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Pjesë e këtij programi muzikor ishin edhe këngëtarët e njohur Naser Lutfiu, Dervish Dervishi dhe Albina Kelmendi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vjena dhe Çairi thellojnë bashkëpunimin

Story i radhës

QMK: Qytetarët të jenë të kujdesshëm pas paralajmërimit për mot të përkeqësuar!

Të fundit nga