Këngëtari i njohur, Nick Jonas u gjend në një situatë të vështirë gjatë një koncerti. Ai ra në një gropë teksa performonte, por doli menjeherë prej saj dhe vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Gjithçka ndodhi gjatë koncertit të Jonas Brothers në Boston, SHBA.
Këngëtari 30-vjeçar i grupit ka kënduar i shkujdesur, në një moment nuk ka vënë re se pas tij kishte një gropë të pambuluar dhe kështu ka rënë në të.
Teksa është rrëzuar ka lëshuar një “uç” ndërsa truprojat e këngëtarit kanë nxituar në ndihmë.
Megjithatë, gropa ishte e vogël në thellësi dhe këngëtari nuk u lëndua.