Në mesin e të pranishmëve në dasmën e djalit të këngëtares së njohur, Shkurte Fejza, ishte edhe Violetë Kukaj.
Këngëtarja e njohur uroj çiftin e ri, derisa në një intervistë për emisionin “Kendiv” tregoi edhe një moment të vështirë nga jeta e saj me të cilin janë përballur së fundmi, e që ka të bëjë me vdekjen e babait të saj.
Mes shumë emocionesh, ai tha se kjo është një humbje e madhe dhe asnjëherë nuk do ta harroj.
Ajo shtoi se pavarësisht këtij rasti familjar, nuk mund të mungonte në këtë ngjarje të rëndësishme për Shkurte Fejzën. “Shkurten e kam edhe shoqe, ajo meriton shumë”, pohoi mes tjerash këngëtarja e njohur.