Kënga që Mozzik ia kushtoi një femre, por jo Loredanës

Artisti shqiptar, Mozzik është emri më i kërkuar këtë kohë në koncerte.

Shumë këngë të këngëtarit janë bërë hite dhe disa nga to janë dedikime.

Një ndër këto projekteështë edhe kënga  “Edhe ti”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen, Tayna në janar të vitit 2020.

Ndërsa në një nga koncertet e tij reperi ka treguar se ky projekt i është dedikuar një femrës, me të cilën ishte në lidhje vite më parë.

“E kam pasur një femër njëherë, edhe ajo lakmojke shumë. Lakmojke qaq shumë sa qe më është dashur t’ia bëj një këngë me emrin Lakmitare”, u shpreh ai.

Kujtojmë që këtë këngë e ka publikuar disa kohë pas ndarjes me rep artisten Loredana Zefi, ku duket se kjo këngë është dedikim për një femër tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky: Ukraina ‘ende e gatshme’ për bisedime me Rusinë

Story i radhës

Ramadani: Pjesa e parë më e dobëta, si e karikova ekipin

Të fundit nga