Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi, së bashku me bashkëshortin e saj Bardhyl Meta, ishin të ftuar sot në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku ndanë detaje interesante nga historia e tyre e njohjes.
Gjatë intervistës, çifti rrëfeu për momentet e para kur filluan lidhjen dhe për përshtypjet që krijuan për njëri-tjetrin.
Bardhyli tregoi se ishte pikërisht një nga këngët e Adelinës ajo që i tërhoqi vëmendjen që në fillim, duke u bërë shkaku i parë që ai të interesohej për të.
Nga ana tjetër, edhe Adelina kujtoi me nostalgji fillimet e lidhjes së tyre.
Ajo po ashtu foli edhe për rëndësinë e përputhshmërisë mes familjeve, duke theksuar se kjo ka ndikuar shumë në stabilitetin e marrëdhënies së tyre.
“Familjet fatmirësisht i kemi pak a shumë të përshtatura dhe e kanë një mentalitet të njëjtë, pra nivel i njëjtë. Ajo është shumë e rëndësishme dhe mendoj që është edhe njëri prej sukseseve”, u shpreh Thaçi.
Burimi: botasot.info

