kenete boci komenton fjalen kyce te fushates se rames kenete eshte qeveria e tij shan te tjeret me te metat qe ka vete 67d838b5e0f82

“Kënetë”/ Boçi komenton fjalën kyçe të fushatës së Ramës: Kënetë është qeveria e tij, shan të tjerët me të metat që ka vetë

March 17, 2025
1 minut lexim

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar fjalën kyçe “kënetë” që përdori kryeministri Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore.

Gjatë një interviste në studion e News 24, Boçi theksoi se kur flasim për “kënetën”, këtë është qeveria aktuale e Ramës, duke e cilësuar atë si një “kënetë” për shkak të korrupsionit, mjerimit dhe burgosjes së politikanëve, duke referuar këto elementë që karakterizojnë një “kënetë”.

Boçi kritikoi kryeministrin për komplekset që ka dhe për faktin se shan të tjerët për defekte që i ka vetë. Ai e komentoi gjithashtu mbylljen e TikTok si një akt të censurës, duke e quajtur të papranueshëm një veprim të tillë që ka si qëllim kufizimin e lirisë së informacionit.

Luciano Boçi: Primaret që u mbajtën në PD ishin një mënyrë për të filtruar kandidatët për deputetë. Nëse do flisnim për kënetë, do ishte këneta e qeverisë së Ramës, ku ka burgosje të politikanëve, ka mjerim, ka korrupsion. Këto janë elemente të një kënete. Rama ka komplekse dhe këto komplekse i nxjerr jashtë vetes. Ai shan të tjerët, për defekte që ka vetë. Mbyllja e TikTok, patjetër që është një akt censure.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

frash shpreh solidaritet me te rinjte e prekur nga tragjedia ne kocan 67d8335a0dacd
Story i mëparshëm

FRASH shpreh solidaritet me të rinjtë e prekur nga tragjedia në Koçan

veseli krasniqi e selimi ngushellojne thacin per vdekjen e babait nuk kurseu asgje per lirine 67d8425570571
Story i radhës

Veseli, Krasniqi e Selimi ngushëllojnë Thaçin për vdekjen e babait: Nuk kurseu asgjë për lirinë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë