Kendall Jenner është shtatzënë?
Në një trailer të episodit 4 të sezonit 3 të ‘The Kardashians’, supermodelja 27 vjeçare pyetet se si po shkon shtatzënia e saj nga një prej producentëve gjatë një rrëfimi. Në vend që t’i përgjigjet pyetjes, Jenner zgjedh të shmanget, duke i lënë shikuesit të varur deri në episodin e javës së ardhshme.
Gjatë sezonit 2 të ‘The Kardashians’, Kris Jenner foli me Kendall për mundësinë e lindjes së një fëmije, duke i thënë modeles: “Thjesht po mendoja, ndoshta është koha që të kesh një fëmijë”.
Kendall – e cila është e vetmja nga klani KarJenner që nuk ka një fëmijë– e mohoi menjëherë këtë mundësi duke i thënë të ëmës se nuk po e bën të ndihet mirë.
“Është jeta ime. Nuk e di nëse jam gati,” i tha Kendall mamasë së saj. “Kam ende shumë për të kuptuar para se të mund të mirëpres një fëmijë në jetën time. Unë jam ende duke e shijuar jetën vetëm. Dhe unë jam në rregull me këtë tani.”
Kujtojmë se prej disa muaj Kendall është në një lidhje me yllin latin Bad Bunny.