Kenan Haxhihamza – trim i ndeshjes, mbron dy penallti! Dukagjini fiton 

October 26, 2022
1 minut lexim

Dukagjini i Klinës ka marrë tre pikë domethënëse nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Mitrovicë! 

Portieri Kenan Haxhihamza – trim i ndeshjes, mbron dy penallti, fiton Dukagjini.

Dukagjinasit kanë shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Llapit.

Djelmoshat e trajnerit Armend Dallku treguan angazhim të madhe dhe iu shpërblye me fitore.

Në minutën e 44-të, Gerhard Progni i Llapit dështoi nga penalltia. Goditjen e tij e priti portieri Kenan Haxhihamza.

Në pjesën e dytë Dukagjinit shënoi golin e fitores me golin e futbollistit Zylfiu i cili shënoi me kokë në minutën e 49-të. 

Në minutën e 90-të. penallti për Llapin. Ilir Krasniqi godet nga penalltia por e pret portieri Haxhihamza.

Llapi është në vend të gjashtë me 13 pikë dhe Dukagjini i teti me 12.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuredini: Fatkeqësitë natyrore nuk mund të ndalen, por mund të reduktohen

Story i radhës

Çdo deklaratë të bërë nga Putini, së pari duhet ta konsiderojmë si gënjeshtër

Të fundit nga

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit
ShkoLartë