Ferizaj ka zhgënjyer me paraqitje në pjesën vjeshtore, duke arritur vetëm 13 pikë për 18 ndeshje apo nga 54 pikët e mundshme.
Ata si vendas sot u ndanë baras (0:0) me Dukagjinin e Klinës, në takimin e javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Trim i ndeshjes është portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, i cili priti penalltinë e Edon Sadriut në minutën e 26-të.
Ferizaj është në fund me 13 pikë dhe Dukagjini në të pestin me 22 pikë.